Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar më 30.10.2025 se në Gjermani është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI – H5N1, në disa ferma të shpezëve.
Si pasojë e kësaj, AUV ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe të produkteve të tyre si: mish, vezë dhe nënproduktet e tjera, që kanë origjinën nga i gjithë territori i shtetit të Gjermanisë.
Konfirmimi i pranisë së sëmundjes në fermat e shpezëve në Gjermani, AUV thot se u bë në raportin e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit Europian të datës 28.10.2025.





