Lista e publikuar të premten e cila tregon gjendjen e përhapjes së Covid 19 nëpër vende të botës, shkaku i rrezikut nga varianti i ri i cili po përhapet shpejt, Kosovën dhe Rumaninë i nxjerrë të dy vendet e vetme në Europë, që janë në zonën e gjelbër, pa rrezik epidemiologjik.
Madje Kosova llogaritet ta ketë gjendjen edhe më mirë se sa Rumania me vetëm 0.1 infeksione për 1 mijë banorë, krahasuar me Rumaninë e cila ka 1.1 infeksione për 1 mijë banorë. Megjithatë, të dy këto shtete e kanë gjendjen shumë më mirë se të gjitha vendet e Europës, duke përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, të cilat kanë shkallë shumë të lartë të vaksinimit të popullsisë, shkruan Gazeta Reporteri.net.






