Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, ka raportuar një agjenci federale shkencore dhe rregullatore në SHBA.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të dhënat tregojnë se temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit ishte 0.93 gradë Celsius, mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 15.8 gradë Celsius.
Kjo është temperatura më e lartë që kur filloi regjistrimi i temperaturave, 142 vjet më parë. Rekordi i mëparshëm, i regjistruar në korrikun e vitit 2016, ishte i barabartë me atë të vitit 2019 dhe 2020.





