Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se drejtuesit e qeverisë nga LDK-ja “asgjë s’po dishin” sa i përket qeverisjes së shtetit.“Asnjë gjë s’po e dishin ose qaq fort janë të kapur të kjo ideja që pushteti është shërbim, e jo privilegj.
Nëse mendon kështu, atëherë shko në biznes dhe bëhu milioner. Nëse e ki për të bërë 10 shtëpi, shko në biznes. Aty s’ke buxhet të shtetit që me i shti duart”, ka thënë Konjufca.Duke komentuar fotografinë “e famshme” ku kryeministri Hotit shihet duke ngrënë sendviç,
Konjufca ka thënë se s’ka rëndësi se çfarë ushqehet kryeministri, rëndësi sipas tij ka që ai të menaxhojë sa më mirë situatën me koronavirus, gjendjen ekonomike.





