RAJONI DHE BOTA

Konfirmohet: Tre të vdekur në aksidentin në Shqipëri, në mesin e tyre një fëmijë

Konfirmohet: Tre të vdekur në aksidentin në Shqipëri, në mesin e tyre një fëmijë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2021, 10:18

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:23 në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa.”Një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.Si pasojë e aksidentit humbën jetën 3 persona, dy të rritur dhe një fëmijë i mitur.

Paraprakisht dyshohet se të tre personat i përkasin të njëjtës familje.Të plagosur kanë mbetur edhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi”, shoferi dhe pasagjeri,të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika