RAJONI DHE BOTA

Konferenca e “Mini-Shengenit”: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me memorandum në luftën kundër COVID-19

Konferenca e “Mini-Shengenit”: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me memorandum në luftën kundër COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2020, 08:06

Një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19 do të nënshkruhet sot në konferencën e “Mini-Shengenit”.

Lajmi është bërë i ditur nga kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç u njoftua nga kabineti i kreut të shtetit serb, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe kryeministja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, do të marrin pjesë në video -konferencën, e cila do të fillojë në orën 11:00, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Një takim virtual në kuadër të nismës për “Mini-Shengenin” u mbajt edhe gjatë javës së shkuar, mirëpo Kosova nuk kishte marrë ftesë për t`u bërë pjesë e tij, njofton Klan Kosova.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika