LAJME

Komuna e Suharekës jep lejen ndërtimore për stadiumin e ri modern sipas standardeve të UEFA-s

Komuna e Suharekës jep lejen ndërtimore për stadiumin e ri modern sipas standardeve të UEFA-s
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Qershor 2026, 16:05

Komuna e Suharekës ka dhënë zyrtarisht lejen ndërtimore për ndërtimin e stadiumit të ri, i cili do të realizohet sipas standardeve të UEFA, duke shënuar një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore sportive në këtë komunë.

Lajmin për dhënien e lejes dhe detajet e projektit e ka bërë të ditur Drejtori për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës, Visar Kuqi.

Stadiumi i ri pritet të ketë kapacitet prej 6,518 ulësesh të mbuluara dhe do të jetë stadium i kategorisë së dytë, duke përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare për organizimin e ndeshjeve zyrtare dhe garave ndërkombëtare.

Ky projekt konsiderohet ndër investimet më të mëdha të qeverisjes qendrore në Suharekë, me një vlerë prej rreth 11 milionë euro, dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe futbollit vendor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika