LAJME

Komuna e Prizrenit publikon faturat e tatimit në pronë për vitin 2026, qytetarët ftohen të kryejnë pagesat në afat

Komuna e Prizrenit publikon faturat e tatimit në pronë për vitin 2026, qytetarët ftohen të kryejnë pagesat në afat
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2026, 09:17

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 tashmë janë përllogaritur dhe janë të disponueshme për pagesë për të gjithë tatimpaguesit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, përkatësisht Zyrës së Tatimit në Pronë, qytetarët obligohen të fillojnë me kryerjen e pagesave brenda afateve të përcaktuara ligjore, në mënyrë që të shmangen penalitetet e mundshme.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi qytetare dhe t’i përmbushin me kohë obligimet e tyre tatimore.

Njoftimi i plotë zyrtar është i qasshëm përmes këtij linku:
https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/04/Njoftim-publik-per-te-gjithe-tatimpaguesit-e-Komunes-se-Prizrenit.pdf

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika