LAJME

Komuna e Prizrenit organizon konsultim publik për Projekt-Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave

Komuna e Prizrenit organizon konsultim publik për Projekt-Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2023, 18:25

Nesër në sallën e kuvendit të Prizrenit, me fillim në ora 10:00, do të organizohet konsultim publik për Projekt-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Nr.001/011-38749 të datës 10.03.2022 për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Prizrenit

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 18.10.2023 deri më 18.11.2023, ndërsa, konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 27.10.2023, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), në orën 10:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datën 18.11.2023 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: Laura.Suka@rks-gov.net, Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Për më shumë detaje për Projekt-Rregulloren, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Ueb faqen zyrtare në rubrikën rregulloret në konsultim publik:

https://kk.rks-gov.net/…/rregulloret-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/

Facebook:

https://www.facebook.com/kkprizren

Njoftimin në tri gjuhë mund ta gjeni në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/…/10/Njoftimi-per-rregullore.pdf

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika