U gjobitën me 1000 euro sepse kompania e tyre ndoti asfaltin në Prizren.
Ankesat e qytetarëve këtë herë nuk kanë shkuar në vesh të shurdhër. Ata kanë informuar Policinë se në rrugën “Besim Shala” në Prizren, kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin, dhe është ndërhyrë nga patrulla policore e Stacionit Policor Prizren.
Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanisë përgjegjëse i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 (një mijë) euro për ndotje të ambientit.
Policia rikujton qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes për mosndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij.
