Komiteti Ushtarak i NATO-s do të mblidhet më 18-19 janar në Bruksel, ndërsa ndër të tjera do të bisedohet edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Komiteti Ushtarak i NATO-s takohet më 18-19 janar, do të bisedohet për Kosovën

Takimi, siç njofton faqja zyrtare e NATO-s, do të drejtohet nga presidenti i Komitetit Ushtarak, Rob Bauer, ndërsa do të marrin pjesë 32 ministrat e mbrojtjes dhe po ashtu homologët e tyre nga Finlanda e Suedia.
Në ditën e dytë të takimit, më 19 janar, ministrat e Mbrojtjes do të takohen me partnerët operativë të forcës KFOR – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën.
“Diskutimi do të koncentrohet për situatën në terren, për gjendjen e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

