Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Nexhdet Mrasori, së bashku me zëvendësshefin e operativës, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, ku u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë.
Komandanti rajonal i Policisë, Nexhdet Mrasori, viziton KBI-në në Prizren para Ramazanit

Gjatë takimit, Mrasori e uroi kryetarin Ibrahimi me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit, duke u dëshiruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë. Ai theksoi se Policia e rajonit ka bërë përgatitjet e nevojshme që ky muaj të kalojë në mënyrë sa më të qetë edhe në aspektin e sigurisë.
Nga ana e tij, kryetari Ibrahimi falënderoi për urimet dhe nënvizoi rëndësinë shpirtërore të Ramazanit si muaj i mëshirës, faljes dhe adhurimit. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin korrekt ndërmjet institucioneve të KBI-së dhe Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti në takim me kongresistin amerikan: Vendimi i Speciales ka pasaktësi faktike e gabime ligjore

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, mundësi për reshje të dobëta shiu

