LAJME

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2026, 14:59

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka pritur në takim gjeneralin grek, Alexandros Koufopoulos, me të cilin kanë diskutar për situatën e sigurisë në rajon.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjeneralmajori Ulutash krahas përkushtimit për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Greqisë në kuadër të misionit të KFOR-it ndër vite.

“Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe gjeneralmajori Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente. Gjeneralmajori Ulutash shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj gjeneralit Koufopoulos për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Greqisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika