Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti në takim Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi i ofroi një mundësi të vlefshme komandantit për të ofruar një pasqyrë të situatës së sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Gjatë takimit, thuhet se gjeneralmajor Ulutash shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
KFOR-i thekson tutje se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet përkatëse si reagues të sigurisë.