Koloneli Ardian Lulaj ka thënë se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s kundër Rusisë.
Lulaj thekson se Ushtria shqiptare është gati për të dhënë kontributin në NATO e kudo që aleanca e kërkon.
“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë anëtare të NATO-s dhe vendimmarrja në NATO merret kolegjiale. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të mbështesin vendimmarrjen që do marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO në tërësi. Nëse do të kërkohet në do t’i përgjigjemi sepse pjesëmarrja në NATO sepse pjesëmarrja në NATO nuk është vetëm të marrësh por edhe të japësh. Ne tani jemi pjesë e kësaj fuqie që duhet të bëjmë edhe pjesën tonë sipas vendimmarrjes që do merret nga politika. Unë iu siguroj që ushtarët janë gjithmonë në gatishmëri”, tha Lulaj për Report TV.





