LAJME

KOK nis Javën Olimpike 2026, fokus fëmijët dhe aktivitetet sportive në 26 komuna

KOK nis Javën Olimpike 2026, fokus fëmijët dhe aktivitetet sportive në 26 komuna
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2026, 08:22

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nisur aktivitetet në kuadër të Javës Olimpike 2026, ku fokus i veçantë do të jenë fëmijët dhe të rinjtë, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se aktiviteti po nis me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, derisa theksoi se synimi kryesor është promovimi i sportit tek gjeneratat e reja.

“Me qenë se 1 qershori është dita e fëmijëve ne sot po fillojmë me këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Fokusi i veçantë në këtë aktivitet do të jenë fëmijët tanë, të rinjtë tanë që sa më shumë të informohen dhe të mirren me sport, ky është edhe qëllimi. Në këtë aktivitet marrin pjesë 26 komuna të Kosovës dhe të gjithë fëmijët do të kenë mundësi që të merren me këto aktivitete”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se Java Olimpike promovon sportin, shëndetin dhe bashkëpunimin, ndërsa përmendi edhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.

“Është ditë që na kujton fuqinë e sportit për me bashku njerëz, me promovu shëndeti dhe me ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë. E dini që kryeqyteti e ka një fokus të veçantë pasi jemi në përgatitje të Lojërave Mesdhetare. Kemi përshpejtuar intensitetin e krijimit të hapësirave të ndryshme sportive, sot jam më së i gëzuar që jemi së bashku duke i shtyer proceset përpara për të mirën e të rinjve tanë dhe vendit tonë”, tha ai.

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se në organizimin e aktiviteteve janë përfshirë federata dhe komuna të shumta.

“Si komision kemi punuar bukur mirë, janë të kyçyara shumë federata me shumë komuna të Kosovës”, tha ai./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika