LAJME

Koha e tepërt në “Instagram”, “TikTok” dhe “X” shkakton depresion dhe ankth

Koha e tepërt në “Instagram”, “TikTok” dhe “X” shkakton depresion dhe ankth
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2024, 18:18

Përdorimi i tepërt i “Facebook”, “Instagram”, “TikTok” apo “X” mund të jetë shkaku i gjumit të pamjaftueshëm, depresionit, stresit dhe ankthit, paralajmërojnë mjekët.

Neurologia Rachel Summers përdor hapësirën e saj në internet për të ndarë këshillat e saj për një shëndet më të mirë mendor. Sipas saj, nuk duhet shpenzuar më shumë se gjysmë ore në ditë në rrjetet sociale.

– Shpenzimi deri në 30 minuta në ditë në hapësirën personale të internetit ul rrezikun e vetmisë, depresionit dhe ankthit. Nëse jeni duke fjetur keq ose vuani nga mjegulla e trurit, me siguri po kaloni shumë kohë në rrjetet sociale. Ndër pasojat e përdorimit të tepërt të rrjeteve janë: ankthi, depresioni, vetmia, stresi, lotimi i syve dhe dhimbjet e kokës, theksoi Summers.

Kur shfaqet ndonjë nga këto simptoma, ajo rekomandon fillimisht reduktimin e përdorimit të mediave sociale me 20 për qind.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika