Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Koalicionin Vakat dhe Nedzmidin Sejdilar, kanë arritur marrëveshje në Dragash për ta përkrahur kandidatin Shaban Shabani (PDK), në balotazhin për kryetar të Komunës së Dragashit.
Ani pse në qendër LVV dhe PDK ia kanë dhënë ‘vizën e kuqe’ njëra-tjetrës, në Dragash një vizë e tillë nuk është vënë nga asnjëra palë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se brenda PDK-së ka heterogjenitet më të madh se që mendohet dhe për këtë [shkak] kanë arritur deri tek marrëveshja.





