Personat e jetës së natës në Francën përsëri mund të futen në klube nga e premtja, pavarësisht paralajmërimeve për një rritje të shpejtë të rasteve me COVID-19 për shkak të variantit Delta i cili duket se do të bëhet lloji dominues në shumë vende me shpejtësi të madhe.
Derisa ofrohet lehtësimi për pronarët e klubeve të natës pas gati 16 muajsh të mbylljes, kapaciteti mbetet i kufizuar në 75 përqind dhe prova për vaksinim ose një test negativ do të kërkohet për personat që do të hyjnë në lokale.
Kjo ka bërë që shumë klube të ngurrojnë të hapen, pasi që vetëm 21 përqind e njerëzve të moshës 18 deri në 29 vjeç janë vaksinuar plotësisht me dy doza.





