Home RAJONI DHE BOTA Klitchko shpall shtetrrethim në Kiev

Klitchko shpall shtetrrethim në Kiev

0
Klitchko shpall shtetrrethim në Kiev
Kyiv mayor Vitali Klitschko reacts on a check-point on Kyiv outskirts on March 6, 2022. (Photo by Genya SAVILOV / AFP) (Photo by GENYA SAVILOV/AFP via Getty Images)

Kryetari i Kievit, Vitaly Klitchko ka deklaruar se Kievi do të jetë në shtetrrethim 35 orësh, duke filluar nga dita e martë.

Sipas një raportimi të Sky News, Klitchko citohet të ketë thënë se shtetrrethimi do të hyjë në fuqi nga dita e martë në orën 8:00 të mbrëmjes me kohën lokale dhe do të vazhdojë deri të enjten në ora 7:00 të mëngjesit.

“Është e ndaluar lëvizja nëpër qytet pa leje të posaçme, përveç nëse shkoni në strehimoret kundër bombardimeve”, tha ai, raporton Sky News, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Kryeqyteti është zemra e Ukrainës dhe do të mbrohet. Kievi, i cili aktualisht është simboli dhe baza e funksionimit të mëtutjeshëm të lirisë dhe sigurisë së Evropës, nuk do të dorëzohet nga ne”, shtoi ai.

“Më herët, presidenti Volodymyr Zelenskyy lëshoi një ultimatum për jetë a vdekje për ushtarët rusë dhe u kërkoi atyre të dorëzoheshin pasi tha se bisedimet e fundit të paqes duket se kanë shkuar mirë.

Një raund i katërt negociatash u zhvillua të hënën, por detajet e ndonjë progresi nuk janë zbuluar. Ata pritet të rifillojnë sot.

Rusia tha se “përparim thelbësor” ishte bërë pas bisedimeve në fundjavë.

Sulmet vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën vazhdojnë, megjithatë, dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Putin duhet të tregojë shenja të de-përshkallëzimit nëse negociatat do të përparojnë”, thuhet më tutje në raportin e Sky News. /Reporteri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here