Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2021.
Tek pasuria e paluajtshme, Abdixhiku ka deklaruar pasuri të përbashkët një shtëpi 214 metra katrorë, e blerë në vitin 2014 në vlerë prej 200 mijë euro.Poashtu Abdixhiku ka deklaruar në AKK edhe një shtëpi me sipërfaqe 200 metra katrorë e trashëguar nga prindërit me vlerë 150 mijë euro, si dhe një tokë pune me sipërfaqe 1.5 hektar tokë të trashëguar nga prindërit, në vlerë 90 mijë euro.
Te pasuria e paluajtshme Abdixhiku ka deklaruar veturë “Mercedes” të blerë me kredi në vitin 2019 me vlerë 25 mijë euro si pasuri të bashkëshortes.









