RAJONI DHE BOTA

Kishin kërkuar azil në BE dhe Angli, riatdhesohen 112 shqiptarë

Kishin kërkuar azil në BE dhe Angli, riatdhesohen 112 shqiptarë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2020, 14:33

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, ka mundur të riatdhesojë në Shqipëri 112 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në vendet e BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas policisë, ata u kthyen në 4 operacione riatdhesimi, me dy avionë të posaçëm nga Franca dhe Anglia.

Policia: Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.

Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende. Gjithashtu, në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit ligjor të atyre shtetaseve që braktisin të miturit në vendet e BE-së, me qëllim fitimin e azilit, janë evidentuar 2 raste (një në Rinas dhe një në Kakavije).

Policia ka proceduar penalisht dy persona përgjegjës për veprën penale “Braktisja e të miturve”.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë.

Në fund të njoftimit, Policia i bën apel qytetarëve të mos kërkojnë azil politik në vendet e zonës Schengen pasi sipas saj, kjo është një përpjekje e dështuar/oranews.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika