- Reklama -

Kina hakmerret ndaj tarifave të Trumpit

Kina do të vendosë tarifa në vlerë prej 84 për qind ndaj mallrave amerikane dhe këto masa do të hyjnë në fuqi më 10 prill, tha Ministria kineze e Financave, duke përshkallëzuar edhe më tej luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Njoftimi nga Kina vjen në ditën kur hynë në fuqi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj importeve të disa vendeve, përfshirë edhe nga Kina. Uashingtoni ka vendosur një tarifë prej 104 për qind ndaj mallrave kineze.

- Reklama -

Tarifat e Trumpit, që kanë goditur shumicën e shteteve të botës me një tarifë bazë prej 10 për qind dhe tarifa më të larta partnerët më të mëdhenj tregtarë, kanë tronditur tregjet globale dhe kanë arritur frikën për recension.

Trump rriti tarifat ndaj importeve kineze, në përgjigje të kundërmasave të ndërmarra nga Pekini.

Më herët gjatë ditës, Kina paralajmëroi se do të vazhdonte të ndërmerrte masa të reja, nëse Trump do të vazhdonte goditjen e mallrave kineze.

Pekini po ashtu i ka thënë Organizatës Botërore të Tregtisë se tarifat e SHBA-së kërcënojnë që ta destabilizojnë tregtinë globale.

“Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme… Si një nga anëtaret e prekura, Kina shpreh shqetësim të thellë dhe kundërshtim të fuqishëm të kësaj lëvizjeje të pamatur”, tha Kina në një deklaratë dërguar kësaj organizate.

Më 2 prill, kur shpalli tarifat, Trump tha se për dekada me radhë shteti i tij ishte trajtuar padrejtësisht nga “miqtë dhe armiqtë njësoj” sa i përket çështjeve tregtare, duke krijuar një disbalancë të madhe tregtare.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort