Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë zëvendësimin e pengesave artificiale që janë vendosur në rrugën për në manastirin e Deçanit.
Ky ishte një vendim i marrë nga KFOR-i në marrëveshje me autoritete lokale, teksa KFORI-i e ka konsideruar të nevojshme zëvendësimin e pengesave të vjetra me pengesa të reja, në mënyrë që të sigurojë një nivel të vazhdueshëm dhe efektiv të mbrojtjes dhe sigurisë – siç kërkohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila e mandaton KFOR-in për të siguruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.





