LAJME

Këto janë çmimet të derivateve për sot dhe nesër

Këto janë çmimet të derivateve për sot dhe nesër
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2026, 07:45

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot dhe nesër.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.70 euro, një cent më lirë se dje.

Benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi 0.63 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë ditës së sotme dhe nesër.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika