RAJONI DHE BOTA

Këshilli i BE-së miraton kërkesën e Kroacisë për konvertim në Euro

Këshilli i BE-së miraton kërkesën e Kroacisë për konvertim në Euro
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2022, 17:20

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që Kroacia t’i bashkohet grupit të vendeve që përdorin valutën Euro, duke e çuar numrin e vendeve që ndajnë monedhën në 20.

Shteti ballkanik do të jetë pjesë e Eurozëns duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

“Euro është shprehja monetare e fatit tonë të përbashkët dhe ka qenë pjesë e ëndrrës sonë evropiane.Tani, ëndrra bëhet realitet për Kroacinë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, i cili kryesoi një samit të liderëve të bllokut në Bruksel, raporton AP.

Pas bisedimeve me ligjvënësit e BE-së dhe Bankën Qendrore Evropiane, procesi do të përfundojë me miratimin e pritshëm në korrik të tre akteve ligjore, që do të mundësojnë kalimin.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika