RAJONI DHE BOTA

Këshilli Evropian do t’i japë Ukrainës 1 miliard euro shtesë

Këshilli Evropian do t’i japë Ukrainës 1 miliard euro shtesë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Korrik 2022, 17:59

Këshilli Evropian njoftoi sot se do t’i japë Ukrainës një miliardë euro shtesë “si një çështje urgjente”.

Sipas mediave të huaja, ndihma financiare shtesë tani sjell mbështetjen totale nga BE për Ukrainën që nga fillimi në 2.2 miliardë euro, me shifrën që pritet të rritet më tej në “muajt e ardhshëm”.

Zbynek Stanjura, ministër i Financave i Çekisë, tha: “Vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyra jonë”.

“Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliardë euro ndihmë makro-financiare”.

“Kjo do t’i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika