KESCO, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.
KESCO del me njoftim për ndërprerjen e rrymës për shkak të kushteve atmosferike

Në njoftim thuhet se ata janë duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojnë secilin konsumatorë që po u drejtohet Qendrës së Thirrjes, por ka kërkuar mirëkuptimin e tyre përgjatë kohes kur u duhet të presin në linjë.
“Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Rrjedhimisht, edhe numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm. Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

13 raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 112

Inspektorati i Tregut kërkon që disa produktet të Vitës të tërhiqen nga tregu

