Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ia ka kujtuar kryeministrit në largim, Avdullah Hoti, se partia e tij ia ka 10 mijë euro borxh komunës për shkeljet e masave që ka bërë gjatë fushatës.
Kjo pasi Hoti sot pas takimit që pati me akterë të shëndetësisë, porositit që masat të zbatohen në përpikmëri, e sidomos ato që kanë të bëjnë me tubimet e njerëzve.
Tahiri ia ka kujtuar Hotit se disa nga gjobat janë proceduar për përmbarim.





