Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikić dha alarmin në lidhje me sigurinë fizike të kreut të politikanit shqiptar Dritan Abazoviq.Përmes një konference për shtyp, Mikić tha se një klan mafioz ka kërcënuar Abazoviqin dhe familjen e tij me eliminim fizik duke paralajmëruar se nëse i ndodh diçka atij, atëherë përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.
“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović”, tha Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.





