LAJME

KEDS: Ekipet po punojnë për normalizim të furnizimit me rrymë pas dëmeve që i shkaktoi era

KEDS: Ekipet po punojnë për normalizim të furnizimit me rrymë pas dëmeve që i shkaktoi era
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2026, 14:55

KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike, pasi që në disa komuna të enjten në mbrëmje parti ndërprerje të rrymës për shkak të erërave të forta.

Belona Dallaveraj nga KEDS-i ka thënë se zonat më të prekura kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva dhe Ferizajt.

“Brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit, ekipet tona kanë arritur të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80% të konsumatorëve të prekur, ndërkohë që janë lokalizuar problemet me shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku janë evidentuar dëmtime”, ka thënë ajo, duke shtuar se ekipet janë duke punuar ende në terren./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika