LAJME

KBI në Prizren përmes shoqatës së saj ” Bereqeti”, ndihmon me dyer e dritare ndërtimin e 10 shtëpive të familjeve nevojtare

KBI në Prizren përmes shoqatës së saj ” Bereqeti”, ndihmon me dyer e dritare ndërtimin e 10 shtëpive të familjeve nevojtare
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2021, 13:13

Përmes një njoftimi publik, bëhet e ditur se Këshili i Bashkësisë Islame në Prizren përmes sektorit humanitar, degës së Shoqatës “Bereqeti” është duke e zbatuar projektin humanitar për vendosjen e dyerve dhe dritareve nga PVC Plastika për 10 shtëpi të familjeve në nevojë të cilat janë ndërtuar nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.

KBI në Prizren i është mirënjohës bamirësve për bashkëpunimin me Shoqatën Humanitare “Bereqeti” dega në Prizren. Njëherit inkurajojmë njerëzit e vullnetit të mirë që ti bashkangjiten këti aksioni humanitar, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika