Droga e cila i “iki syrit” të policisë kufitare në Kosovë nuk e kaloj dot kufirin e Serbisë, kjo sepse Ministria e Brendshme në Beograd në bashkëpunim me policinë e Rashkës në pikën kufitare në Jarinje kanë sekuestruar 6.7 kilogramë kokainë.
Kapen në Jarinje 7 kilogram kokainë që i “ikën” syrit të Policisë së Kosovës

Mungesën e vigjilencës së policisë së Kosovës e kishte shfrytëzuar i dyshuari me inicialet M.A., cili më pas u arrestua nga Policia e Serbisë.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se policia kufitare në Jarine ka ndaluar një veturë të tipit Audi të cilin e ka drejtuar 49-vjeçari, ku ka gjetur gjashtë pako me narkotikë në një bunker të bërë posaçërisht për ato pako.
Dyshohet se i dyshuari e mori drogën në Shqipëri dhe se ishte menduar për shitje të mëtejshme në territorin e BeograditNdaj tij është iniciuar rast penal “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

