Një kamion me 300 kilogram kokainë të fshehur është kapur në Portin e Durrësit, i cili kishte për t’u nisur drejt Napolit të Italisë.Mjeti ishte i ngarkuar me hekur nga një kompani e huaj dhe sipas burimeve të policisë ishte nisur që nga Belgjika drejt Serbisë, nga aty në Maqedoninë e Veriut dhe më pas nëpërmjet Portit të Durrësit do të kalonte për në Napoli.
Kapen 300 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit

Një burim nga policia tha për Tv Klan se autoritetet nuk kishin asnjë informacion paraprak nga partnerët ndërkombëtarë për kokainën e fshehur në këtë kamion, siç ka ndodhur në raste të tjera. Dyshimet u krijuan aty për aty nga efektivët e Task-Forcës që e kaluan për një kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje kamionin me targa të Maqedonisë së Veriut.
Dyshimet rezultuan të drejta dhe në serbatorin e mjetit u gjetën të fshehura dhjetëra pako të mbushura me kokainë. Pakot ishin të stampuara me logo të markave të njohura të parfumeve. Dyshohet se ngarkesa për çdo logo i përkiste një grupi kriminal që ishte në pritje të dërgesës me kokainë në Napoli, megjithatë hetimet sapo kanë nisur.Drejtuesi i mjetit është një 40-vjeçar nga Struga me kombësi shqiptare, i quajtur Nazif Ajroski. Ai tha se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës dhe se kamionin e kishte marrë në Maqedoninë e Veriut për të transportuar hekur. Të enjten në mëngjes kishte mbërritur në Durrës, ndërsa të premten në mbrëmje duhet të ishte në Itali.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

