Oficerët doganorë serbë, në bashkëpunim me policinë, parandaluan përpjekjen për kontrabandimin e 30 mijë copë cigareve gjatë kontrollit të thelluar në rrugën Rashkë-Kraljevë, njoftoi Administrata Doganore.
Cigaret e u gjetën, dy orë pas mesnatës, kur një autobus që udhëtonte në linjën veriu i Mitrovicës-Beograd u ndalua për shkak të një kontrolli emergjent pranë qytetit të Varevës.





