Kancelari gjerman vjen të premten në Kosovë, priten lajme për viza e dialog

Këtë javë, kancelari gjerman Olaf Scholz do të bëjë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor.

Ndalesat e para, të premten e 10 qershorit, në turneun e tij do të jenë Kosova dhe Serbia.

Politologu Fidan Ukaj thotë se numri një i Gjermanisë do të përcjell jo pak mesazhe të ashpra për të dyja shtetet.

“Sigurisht se kancelari Gjerman do t`i ftojë palët që të vazhdojnë me dialogun dhe përmes proçesit të Berlinit t`i bashkohen Bashkimit Evropian. Po ashtu mendoj se mund të ketë lajme të reja rreth vizave për Kosovën”, theksoi Ukaj për “Front Online”.

Sipas analistit tjetër Arbnor Sadiku, gjermani do të jetë i prerë sidomos për procesin e dialogut.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet gjatë vizites së tij në Kosovë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe se marrëveshja e ardhshme Kosovë-Serbi do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen reciproke”, deklaroi Sadiku për “Front Online”.

Ndryshe, pas Kosovës e Serbisë, më 11 qershor, kancelari gjerman niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.

Sipas një deklarate nga zyra e kancelarit, fokusi i udhëtimeve të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe.

Përveç kësaj, shtohet, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Varkës me kokainë i vihet flaka në mes të detit

Varkës me kokainë i vihet flaka në mes të...

Historia tregon se Netanyahut po i vjen fundi

Në më shumë se tri dekada në politikë, Benjamin...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Sipas Institutit Hdrometeorologjik të Kosovës, sot do të ketë...

Erdogan: Putini është zbutur, nuk është si përpara

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë sot...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort