LAJME

Kamberi në takimin me Kurtin: Shqiptarët e diskriminuar të Luginës s’guxojnë të mbesin pa përfaqësim të zëshëm

Kamberi në takimin me Kurtin: Shqiptarët e diskriminuar të Luginës s’guxojnë të mbesin pa përfaqësim të zëshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Dhjetor 2023, 19:14

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të dielën.

Kamberi, me listën e tij “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, do të garojë në zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor.

Kamberi ka thënë se shqiptarët e Luginës s’duhet të mbesin pa përfaqësim të zëshëm.

“Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm. Sot, bashkë me partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, në Prishtinë takuam kryeministrin Kurti të cilin e njoftuam për ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit. Njoftuam kryeministrin për rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Prandaj është me rëndësi që në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vazhdohet përfaqësimi i drejtë e i denjë atje. Duhet që shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi”, tha Kamberi./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika