Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit R.S.
Kjo për shkak se më datë 9 shtator 2021, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare i akuzuari R.S., si rrjedhojë e problemeve të vazhdueshme familjare që kishte me të dëmtuarin – djalin e tij, i akuzuari R.S., seriozisht e kanos të dëmtuarin – djalin e tij me qëllim të frikësimit se do ta privoj nga jeta, ashtu që pasi fjaloset me të dëmtuarin – djalin e tij, i akuzuari R.S., e merr një armë të ftohtë – sëpatën, me të cilën niset në drejtim të të dëmtuarit duke dashur ta sulmoj të njëjtin, por me sëpatë godet një objekt në afërsi të të dëmtuarit, dhe i drejtohet të njëjtit me fjalët “shtëpia është e imja, kam me ju mbyt, kam me ju kall”, si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për vet të dëmtuarin dhe anëtarët e familjes së tij.Kësisoj sipas gjykatës, ai ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.





