- Reklama -

Ju dridhet qerpiku i syrit? Ja përse ju ndodh kështu!

Në raste të rralla, nëse ju ndodh fuqishëm ose shpesh, madje nuk ju zvogëlohet, do të duhet të shkoni te oftalmologu, në mënyrë që të verifikohet se a është në rregull dioptria e syrit.

Shumica e njerëzve gjatë jetës së paku njëherë janë ballafaquar me problemin e dridhjes së qerpikut. Ky fenomen njihet me emrin miokimi dhe ndodh për shkak të tkurrjes spontane të muskujve të vegjël të vendosur në qerpikë, transmeton Telegrafi.

- Reklama -

Kështu ndodh me siguri për shkak të irritimit të mbaresave nervore, të cilat irritojnë muskujt dhe më së shpeshti kalon vetvetiu pas një apo tri javësh.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të miokimisë dhe se si ta zbusni këtë problem?

Stresi

Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qepallës. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit.

Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.

Kafeja

Shumë ekspertë mendojnë që stimulanset sikur kofeina, shkaktojnë dridhjen e qepallës. Nëse keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë.

Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.

Mungesë e magnezit

Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Pesë këshilla për të rritur mirëqenien dhe nivelin e energjisë nëse jeni duke agjëruar

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të...

Sot, shënohet Dita Botërore e Veshkave

13 marsi është Dita Botërore e Veshkave, një mundësi...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort