Home RAJONI DHE BOTA Johnson: Mbi 200 mijë ukrainas do të bëjnë rezistencë, nënat e ushtarëve rusë dhe Putin duhet ta mendojnë këtë

Johnson: Mbi 200 mijë ukrainas do të bëjnë rezistencë, nënat e ushtarëve rusë dhe Putin duhet ta mendojnë këtë

0
Johnson: Mbi 200 mijë ukrainas do të bëjnë rezistencë, nënat e ushtarëve rusë dhe Putin duhet ta mendojnë këtë

Mbi 200 mijë gra dhe burra janë të gatshëm të bëjnë rezistencë në Ukrainë dhe se nënat e ushtarëve rusë duhet të reflektojnë mbi këtë fakt.

Kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson gjatë takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke shtuar se Vladimir Putin duhet të tërhiqet nga rruga e konfliktit.

“Janë mbi 200 mijë burra dhe gra me armë në Ukrainë, ata do të bëjnë një rezistencë shumë të ashpër dhe të përgjakshme. Unë mendoj se prindërit dhe nënat e ushtarëve në Rusi duhet të reflektojnë mbi këtë fakt dhe shpresoj shumë që presidenti Vladimir Putin të tërhiqet nga rruga e konfliktit duke u angazhuar në dialog”, tha Johnson.

Ndërsa, Zelesnky ka theksuar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here