RAJONI DHE BOTA

Johnson bisedon me Zelenskyn për “fazën e re” të ndihmës ushtarake

Johnson bisedon me Zelenskyn për “fazën e re” të ndihmës ushtarake
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2022, 18:11

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluan të shtunën një bisedë telefonike, ku folën për një “fazë të re” të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e armëve të rënda.

Sipas zëvendësshefit të shtabit të Zelenskyt, Andriy Sybiga, ata folën gjithashtu për mbështetje të mëtejshme financiare.

Johnson e Zelensky kanë pasur marrëdhënie miqësore gjatë luftës në Ukrainë, me presidentin ukrainas që shpeshherë vë në theks ndihmën e madhe të Britanisë.

Sipas raportimeve, Britania do t’i japë Ukrainës automjete të blinduara kundërajrore.

Britania do t’i dërgojë automjete Stormer që mund të lëshojnë raketa Starstreak me shpejtësi të lartë – me aftësinë për të shkatërruar avionë dhe helikopterë – raportoi The Times.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika