Kandidati demokrat për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tashmë ka fituar më shumë vota nga të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve amerikane, raporton The Guardian.
Biden theu rekordin e mbajtur nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i cili fitoi 69,498,516 vota në vitin 2008.
Numri i votave që Biden mori aktualisht është 69,759,833, por numërimi është ende në proces dhe ky numër pritet që të rritet.





