Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ditën e djeshme tha se vendi i tij po përballet me “katër kriza historike në të njëjtën kohë”, duke shtuar se ekipi i tij po punon shumë për të trajtuar sfidat që kanë kapluar vendin.
“Nga Covid-19 dhe ekonomia te ndryshimi i klimës dhe drejtësia racore, kombi ynë po përballet me katër kriza historike në të njëjtën kohë. Nuk kemi më kohë për të humbur. Kjo është arsyeja pse unë dhe ekipi im jemi shumë të gatshëm të përgatitemi për të ndërmarrë masa, “shkroi ka thënë Biden në Twitter.





