Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar tri marrëveshje pak më parë në Zyrën Ovale.
Joe Biden nënshkruan tri marrëveshje në Zyrën Ovale

Marrëveshjet e nënshkruara janë: Shpallja e Ditës së Inaugurimit, Emërimet për pozicionet e kabinetit dhe Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit.
Biden, më pas do të udhëtojë për në varrezat kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në “Varrin e Ushtarit të Panjohur”. Me Biden do të jenë edhe ish presidentët Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton, shkruan CNN.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

