LAJME

Jean-François Huchet ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator

Jean-François Huchet ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2026, 08:40

Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë, ndërsa drejtimin e misionit diplomatik francez pritet ta marrë në fillim të muajit shtator.

Huchet deri më tani ka mbajtur postin e presidentit të Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco) në Francë.

Ai është ekonomist, profesor universitar dhe specialist në ekonominë e Azisë.

Më 30 janar 2025, Huchet u zgjodh edhe nënkryetar i France Universités, organizatë që përfaqëson universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Francë.

Në postin e ambasadorit në Kosovë, Jean-François Huchet do ta pasojë Olivier Guérot, i cili ka shërbyer si ambasador i Francës në Prishtinë që nga viti 2022, transmeton Telegrafi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika