LAJME

Punëtorët e kompanisë pastruese gjejnë armë në Zhur derisa po pastronin

Punëtorët e kompanisë pastruese gjejnë armë në Zhur derisa po pastronin
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2026, 11:33

Punëtorët e kompanisë pastruese në Prizren gjatë pastrimit të mbeturinave kanë hasur në dy granata dore dhe një AK-47 me tre karikatorë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Zhur, më 24.11.2026, rreth orës 10:40.

“Punëtorët kompanisë të cilët ishin duke mbledhur mbeturinat, në mbeturina kanë hasur në dy granata dore dhe një AK-47 me tre karikatorë. Njësiti i PK-së për deminim i ka tërhequr granatat, ndërsa njësiti i krim teknikës ka tërhequr armën në fjalë.” – thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime./Kallxo.com