Ministria e Financave ka bërë të ditur se mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro, ndërsa njofton se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i aplikimeve dhe ekzekutimi i mjeteve.
Në njoftim po ashtu njoftohet qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.





