Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim delegacionin amerikan të iniciativës “America250”, të kryesuar nga profesori Daniel Serwer.
Jashari pret Daniel Serwer dhe delegacionin amerikan, theksohet partneriteti Kosovë-SHBA

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u vlerësua partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Palët diskutuan edhe për zhvillimin e FSK-së, situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit në NATO.
Në fund të takimit, u riafirmua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gjermania me rregulla të reja për legalizimin e certifikatave të Kosovës

Kurti pret vullnet të ndërsjellë nga BE-ja për anëtarësimin e Kosovës

Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

