Japonia dhuron 2.8 milionë euro për komunën e Malishevës, Suharekës, Dragashit dhe Rahovecit

LAJMEMë pak se 2 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Feb 2, 2021
Japonia dhuron 2.8 milionë euro për komunën e Malishevës, Suharekës, Dragashit dhe Rahovecit

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) kanë nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave, vlera e të cilit është 2.8 milionë euro.

Nënshkrimi u bë nga sekretari i MEA-s, Fatos Qërimi dhe zëvendës-përfaqësuesi i JICA-s për Ballkan, Hibio Takashi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes të pranishëm ishin ministri i MEA-s, Muharrem Nitaj dhe ambasadori i Japonisë në Republikën e Kosovës, Mitsunori Ogasawara.

Ministri i MEA-s, Muharrem Nitaj tha me këtë rast se kjo nuk është ndihma e parë e Qeverisë japoneze dhe kjo është një marrëveshje e nevojshme për qytetarët e Kosovës.

“Sot Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka nënshkruar një marrëveshje me rëndësi me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), një projekt ky prej 2.8 milionë euro, që ndihmon në trajtimin e mbetjeve në katër komuna të rajonit të Prizrenit. Kjo nuk është ndihma e parë e Qeverisë japoneze, e popullit japonez. Ne kemi pas fat gjithmonë që na u kanë gjendur pranë”, tha Ministri Nitaj.Ambasadori i Japonisë në Republikën e Kosovës, Mitsunori Ogasawara tha se kjo është një marrëveshje e ndihmës teknike mes Qeverisë japoneze dhe Qeverisë së Kosovës.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndihmë teknike, ku nëntorin e kaluar kemi dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për regjionin e Prizrenit. Shpresoj që ekspertët japonezë të vizitojnë së shpejti Kosovën dhe të bashkëpunojnë me popullin e Kosovës”, u shpreh ai.Projekti fillon të realizohet në muajin maj dhe përfshin komunat Malishevë, Suharekë, Dragash dhe Rahovec.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika