Stomatologia Ana Peterson nga Essex, Britania e Madhe, paralajmëroi mbi 50,000 ndjekës në TikTok që të mos i lajnë dhëmbët menjëherë pas mëngjesit, por më parë, në mënyrë që të mos dëmtojnë smaltin pa nevojë. Nëse i lani pas një vakt, prisni gjysmë ore në një orë, transmeton FrontOnline.
“A e dini se nuk duhet t’i lani dhëmbët pas mëngjesit?” Bëni gjithmonë më parë! Kur hani mëngjes, goja juaj bëhet e thartë. Pra, nëse i lani dhëmbët pas mëngjesit, në të vërtetë po e fërkoni atë acid në dhëmb, dhe kjo është diçka që konsumon smaltin”, shpjegoi ajo.





